Lionel Mesi dhe përralla e “1004 … golave”!

Statistika ndoshta nuk është 100 për qind e saktë, sepse mund të jetë edhe “përralla e 1001 golave”, por gjithsesi shifra është impresive, përshtypjelënëse. Lionel Mesi ka tani 1004 kontribut në golat për ekipet e klubeve, që do të thotë për Barcelonën dhe Paris SG, që o të thotë se kaq është numri i përgjithshëm i golave të shënuar dhe i asisteve të dhënë. Kjo do të thotë se superylli argjentinas ka lënë pas legjendën Pele që ka 1003 kontribute për gola me Santosin dhe Kozmosin. Po ashtu, ai ka më shumë gola se të gjithë në histori, në 5 ligat kryesore të Europës, plot 495.

Sfidanti.al