Materaci bëhet gjallë: Do të jetë katastrofë, nëse Juventusi dështon!

Ish-pjesëtari i përfaqësueses italiane dhe ish-futbollisti i Interit Mateo Materaci tha se do të jetë një katastrofë e madhe, nëse Juventusi nuk do të arrijë që ta fitojë sivjet Ligën e Kampioneve (LK).
Shumëkush konsideron se tani që klubi torinez ka në përbërje të vetë një nga futboillistët më të mirë të botës, Kristiano Ronaldo, ka ardhur koha që Juventusi ta fitojë, më në fund, titullin evropian mbas një pauze prej 23 vitesh.
“Juvja është e fortë çdo vit dhe e ka fiksim se duhet ta fitojë patjetër Ligën e Kampioneve. Kur keni fituar gjithçka në Itali, duhet të bëni vetëm edhe një hap tjetër që të çon te trofeu evropian, Nëse Juvja sivjet nuk do të arrijë ta fitojë Ligën e Kampioneve, atëherë kjo do të jetë një katastrofë e madhe. Nëse Juvja do të arrijë ta fitojë Ligën, unë do ta uroj atë si italian, por vetëm mos më detyroni që të bëj tifozllëk për Juventusin”, vuri në dukje Materaci.
Sfidanti.al