Lidsi do të paguajë për aferën e “spiunazhit” 200 000 sterlina!

Lids Junajtidi që luan në Championship (liga e dytë), është dënuar nga federata angleze e futbollit që të paguajë një gjobë prej 200 000 sterlinash për aferën e “spiunazhit”, në të cilën është përfshirë ky klub anglez.
Trajneri i Lidsit, Marselo Bielsa, pranoi se ai ka spiunuar Derbi Kaundin, si edhe disa klube të tjerë vetëm me qëllimin që ta përgatisë më mirë ekipin e tij.
“Lidsi e ka pranuar rregullin e ri, sipas të cilit, klubet e kanë të ndaluar që t’i ndjekin seancat stërvitore të ekipit kundërshtar 72 orë para ndeshjes, vetëm në rast se vetë ekipi kundërshtar nuk ka kundërshtim”, njoftoi federata angleze.
Në fakt, Lidsi pati fat që u dënua vetëm me gjobë financiare, duke qenë se kishte mundësi të madhe që atij t’i hiqeshin edhe pikë të caktuara që do t’i krijonte probleme këtij ekipi në përpjekjet për t’u kthyer në Premier Ligë.
Sfidanti.al