Barcelona edhe 25 gjuajtje, edhe totalisht sterile para portës së Lionit!

Barcelona dhe Lioni, në fushën e këtij të fundit, e mbyllën pa gola ndeshjen e parë të 1/8 së finaleve të Ligës së Kampioneve, por, sidoqoftë, tani shanset më të mëdha për t’u kualifikuar në çerekfinale të saj i ka ekipi katalonjas që ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë në “Kamp Nou”.
Megjithatë, të habit një mungesë e pazakontë efikasiteti të Barçës që nuk arriti ta tundë asnjëherë rrjetën e portës kundërshtare, megjithëse, në përgjithësi, ajo e dominoi ndeshjen.
Katalonjasit gjuajtën 25 herë në drejtim të portës kundërshtare, por nuk arritën që ta mposhtnin portierin e Lionit. Ky është numri më i madh i goditjeve në portë, qëkur ka filluar të bëhet evidentimi i saktë, që Barcelona nuk arrin të shënoi gol, ndërkohë që interesant është fakti se në drejtim të kuadratit të portës kundërshtare u realizuan gjithsej vetëm pesë gjuajtje nga e lojtarëve barcelonas.
Sfidanti.al