Matematika e Milanit për Milinkoviç-Saviçin, jo 30+50, por 40+80!

Dëshira e madhe, madje një detyrim, është një blerje e fuqishme. Tifozët e Milanit presin që ekipi i tyre të realizojë sërish goditje në tregun e futbollit, tani që Juventusi dhe Interi janë forcuar shumë. Higuain ndoshta nuk mjafton, aq më shumë që juventinët kanë Ronaldon e Bonuçin (që iku nga Milani), ndërsa Interi ka shpenzuar 100 milionë për 7 blerje.

Objektivi serioz quhet Sergej Milinkoviç-Saviç dhe milanistët po bëjnë llogaritë si ta marrin nga Lacio. Do të jetë tepër e vështirë, pasi presidenti lacial, Klaudio Lotito, nuk dorëzohet lehtë, dhe ka refuzuar ofertën e parë të Leonardos, që ishte huazim për 30 milionë euro, dhe blerje kartoni me 50 milionë euro të tjera, plus dy lojtarë (Bonaventura e Borini, flitet).

Gjithsesi, shifra e duhur mund të jetë 40 milionë euro për huazimin dhe 80 milionë euro për blerjen. Kështu, Milani do të ishte disi i mbuluar për Lojën e Ndershme Financiare, edhe pse duhet të largojë disa lojtarë që t’ia dalë.

Sfidanti.al