“Brezi i artë” spanjoll po rrallohet gradualisht, ikën edhe David Silva

Brenda pak ditësh, trajneri i ri i përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrike, u ballafaqua me largimin e dy pjesëtarëvë kohëgjatë të ‘”furisë së kuqe”. Sa për kujtesë, para tri ditësh, mbrojtësi i Barcelonës, Zherar Pike, konfirmoi se ai kishte vendosur për largimin e tij nga përfaqësuesja spanjolle dhe këtë vendim ai, tanimë, ia kishte bërë të ditur edhe Enrikes, kurse dje të njëjtin veprim ndërmori edhe David Silva.
Futbollisti 32-vjeçar i Mançester Sitit ka luajtuer me kombëtaren e Spanjës gjithsej 125 ndeshje gjatë 12 viteve të fundit, duke shënuar 35 gola. Me Spanjën ai ka fituar kampionatet evropainë më 2008 dhe 2012, si edhe Botërortin e vitit 2010, kur Spanja u shpall kampione e botës. Tani, ngrihet pyetja, nëse me kaq mbaroi, apo edhe ndonjë pjesëtar tjetër i “furisë së kuqe” do të bëjë të ditur largimin e tij?
Sfidanti.al