Spaleti: Skuadrën që dua mund ta kem vetëm në … kompjuter!

Me këto fjalë trajneri i Interit pranoi dorëzimin në luftën për të marrë Luka Modriçin. Ylli kroat, nënkampion i botës, ishte ëndrra e të gjitha netëve të verës për Luçiano Spaletin dhe tifozët e Interit, por kjo doli zhgjëndërr. “Skuadrën që ëndërroj mund ta kem vetëm kur luaj lojë në kompjuter, – u shpreh ish-trajneri i Romës dhe i Zenitit, – nuk dua të them asnjë fjalë tjetër për blerjet. Jam shumë i kënaqur me çfarë kam”.

Modriç deshi (dhe ende do) që të vijë tek Interi, por pa i prishur marrëdhëniet me Realin dhe me tifozët e tij. Nga kjo përfitoi presidenti Florentino Perez, që e mbajti pa shumë mundim, të paktën edhe për një vit. Interi, ndërkaq, ka shpenzuar gati 100 milionë euro për 7 përforcime, duke përfshirë Raxha Naingolanin, Stefan De Vrajin, Lautaro Martinezin, Kuaduo Asamoan apo kroatin tjetër, Shime Vrsaljko.

Sfidanti.al