Pep, një restorant i ri u hap në Mançester, është katalanas

Trajneri i Mançester Sitit ka mundësi tani që të kënaqë shijet sikur të ishte në Barcelonë. Pep Guardiola ishte, padyshim, ndër të parët që provoi menunë e restorantit më të ri të hapur në qytetin anglez, dhe që ishte katalanas.

Fotografët nuk munguan ta ndiqnin, ndërsa Guardiola shkoi në restorantin “Tast” në Rrugën Mbret (King Street) në Mançester, nën shoqërinë e gruas së tij Kristian Serra. Lokali me 3 kate u hap në 12 korrik, dhe ka një bar në katin e parë, një restorant në të dytin, dhe ambiente me dhoma private, që shërbejnë si bar-restorant në katin e tretë.

Sfidanti.al