Borderoja e rrogave të trajnerëve në Serinë A, kryeson Alegri!

Për lojtarët nuk ka dyshim, dhe madje ka një rritje të madhe të “tavanit” në Serinë A. Kristiano Ronaldo fiton 30 milionë euro në sezon, me diferencë të madhe me të tjerët, ndërsa tek trajnerët distanca është më e vogël. Kryeson, siç pritet dhe siç i takon, Masimiliano Alegri, kampion i Italisë me Juventusin. Klubi piemontez i jep trajnerit të tij 7.5 milionë euro në sezon, ndërsa në vend të dytë ndodhet i rikthyeri Karlo Ançeloti, tashmë tek Napoli, me 6 milionë euro që i merr nga De Laurentiis.

Luçiano Spaleti i Interit nuk mund të ishte më poshtë se vendi i tretë, edhe pse rroga e tij është ndjeshëm më e vogël se e Alegrit, 4.5 milionë në vit. Di Françesko i Romës mban vendin e pestë me 3 milionë euro, për habi pas tij vjen Macarri (Mazzarri) me 2.2 milionë, dhe vetëm në vend të gjashtë Xhenaro Gatuzo i Milanit, me 2 milionë. E nderuar Lacio, që ka një trajner të suksesshëm si Simone Inzagi, por të cilit i jep “vetëm” 1.2 milionë euro në edicion.

Sfidanti.al