Mashtrim luksi: Është 28 vjeç, hiqej si 16 vjeç, madje quhej .. “Mesi i ri”!?

Në historinë e futbollit ka pasur shumë mashtrime lidhur me moshën, më konkretisht, me falsifikimin e pashaportave, por një rast Indi i tejkalon të gjithë rastet e tjerë, thjesht është i paparë!
Futbolli në Indi ka marrë kohët e fundit një popullaritet shumë të madh, ndërkohë që shumë yje evropiane e botërore të futbollit kanë ardhur në këtë vend që t’i japin fund karrierës së tyre. Sido që të jetë Gourav Mukhi do të mbahet mend si “mashtruesi i shekullit”, megjithëse në vendin me popullsinë e dytë më të madhe në botë ai deri tani konsiderohej si “fëmija mrekulli”.
Mukhi, “brenda natës”, u bë sensacion, duke qenë se shënoi gol për ekipin e vet, Xhamshedpur, kundër Bengalurut në ndeshjen që përfundoi 2-2. Mukhi i siguroi barazimin ekipi të vet, ndërkohë që u bë golashënuesi më i ri në historinë e futbollit indian, duke qenë vetëm 16 vjeç. Ai i theu të gjithë rekordet dhe brenda një kohe shumë të shkurtër ai u bë shumë popullor në vendin e vet, madje i vunë edhe nofkën “Mesi i ri”!
Por, shumë shpejt, doli se Mukhi ishte një mashtrues i tmerrshëm, u zbulua se ai nuk ishte 16 vjeç, por 12 vite më i madh, pra 28 vjeç! Kur lavdia atij i ra në kokë, ai nuk dinte se çfarë thoshte dhe kë gënjente. Në një bisedë me një gazetar, ai pa dashje zbuloi se ishte 28 vjeç, gjë që gazetari në fjalë e kapi, bëri hulumtimet përkatëse dhe e zbuloi këtë mashtrim të tmershëm ose fantastik! Doli se Mukhi ishtë një mashtrues i madh i paparë.
Sidoqoftë, dënimi tij nuk ishte shumë i madh: ai u pezullua që të mos luajë gjashtë muaj, por puna është se a do të ketë ndonjë klub që do të pranojë shërbimet e këtij mashtruesi të madh?
Sfidatri.al