Guardiola dhe Siti shpëtojnë lëkurën me Lionin..puthën barazimin!

Me barazimin 2-2 me Lionin (në fushën e këtij të fundit), Mançester Siti e siguroi kualifikimin për në 1/8-tën e finaleve të Ligës së Kampioneve. “Qytetarët” dy herë ishin në disavantazh, por, megjithatë, arritën ta nxirrnin ndeshjen barazim, duke marrë pikën e mjaftueshme që i kualifikoi ata për në fazën e mëtejshme. Guardiola mbas ndeshjes tha se ai ishte i kënaqur nga rezultati, por, megjithatë, vuri në dukje:
“Jam i kënaqur dhe fakti që ne arritëm ta nxirrnim barazim këtë ndeshje, është një kompliment i madh për neve, por edhe për kundërshtarin. Ky është një nga kundërshtarët më të vështirë që unë kam patur në karrierën time si trajner. Ne ishim në disavantazh në dy raste, por arritëm të barazonim. Në fakt, ne patëm edhe fat, por edhe treguam se dimë të reagojmë në situata të tilla të vështira”, tha Guardiola.
Sfidanti.al