Zidan ka gjetur në krahun e majtë të mbrojtjes një talesman (fatsjellës) të vërtetë, deri në fund të sezonit. Braziliani Marselo nuk ka humbur asnjë ndeshje kur ka qenë në fushë. Sa herë që ka munguar në formacionin e Zidanes, ka një arsye për t’u friksuar.
Që Marselo është fatsjellës, këtë e zbulojnë ndeshjet, si me Real Sociedad 3-0, me Sëlltik 2-1, më Espanjol 2-0, Me Vijareal 2-1, me Betis 6-1, me Atletiko 2-1 dhe Alavesh 4-1. Të gjitha ndeshjet e tjera të kompeticionit, braziliani i ka humbur për shkak të një dëmtimi. Zidane, kur nuk është Marselo, loja është më pak spektakolare dhe fundi nuk është i sigurtë.
Edhe në Champions e njëjta pamje, braziliani ka luajtur në dy fitoret, ndaj Sportingut 2-1 dhe Legias 5-1. Nuk ishte as edhe një minutë në ndeshjen e Varshavës 3-3 dhe barazimin 2-2 në Dortmund. Marselo ka nëntë ndeshje në Superkupë, ku luan çdo minutë dhe i ka fituar të nënta. Zidan e di mirë se sa vlen Marselo kur është në 11-she, mbrojtësi sinonim i fitores për “los blancos”. Të gjithë tani besojnë, që ai duhet të jetë në krahun e majtë në ndeshjen ndaj Leganes, sepse është shndërruar në një talesman për ekipin.