Të paperëndueshmit, 10 sulmuesit  që sfidojnë “pleqërinë”

Gazeta “Daily Mail” ka përpiluar listën e 10 sulmuesve më të mirë në qarkullim në moshën 35 vjeç dhe më shumë. Cilët janë të paperëndueshmit, ata që nuk ndahen dot nga golat deçizivë edhe pse vitet kalojnë dhe këmbët e tyre nuk tradhetojnë.  Në top listën që do të shikoni ka lojtarë që luajnë në Serinë A apo edhe kanë luajtur.

Aduriz ( Atletiko e Bilbaos) 35 vjeç ka bërë këtë sezon 13 ndeshje duke shënuar 10 gola, Lefata(Sparta Pragë) 35 vjeç, në 21 ndeshje ka shënuar 10 gola, Ibrahimoviç (Mançester Junajted) 35 vjeç,  në 15 ndeshje ka bërë 6 gola, Kait (Fejnord) 36 vjeç,  në 15 ndeshje ka bërë 6 gola, Kastro ( Real Betis) 36 vjeç, 10 ndeshje  ka shënuar 4 gola, Gekas (Sion) 36 vjeç, në 10 ndeshje – 4 gola, Miler (Renxhers) në 17 ndeshje- 3gola, Toti (Roma) 40 vjeç, 6 ndeshje- 2gola, Eto ( Aantolyspor) 35 vjeç, 7 ndeshje-2 gola, Makarone(Empoli) 37 vjeç, 9 ndeshje- 2gola.