Po tradhëtitë, a kanë “lidhje gjaku” me trukimet

Sa më pak të përmëndet fjala trukime në kampionatin tonë, aq më shumë i kemi bërë nder artizanëve të kësaj anti-loje në prapaskenë, ata që i përgatisin funeralin .. futbollit të vërtetë. Duket si një ftesë për mëndjelehtësi, kur disa kujtojnë se është dënuar vetëm Skënderbeu dhe nuk e kuptojnë, se, i gjithë futbolli ka marrë shuplakën dhe lupa e dyshimit, qëndron përmbi fushat tona. Më kërcënuese se çdo herë tjetër. Tek Tirana “festuan” pas humbjes me Luftëtarin, ngaqë disave iu plotësua dëshira, për të larguar Dajën dhe për të sjellë Josën.

Në prag të ndeshjes në Vlorë, Flamurtari-Skënderbeu, lexohej me nota pesimiste “filxhani i ndeshjes” dhe paralajmërohej largimi i Agostinelit. Me atë që ndodhi në fushë, do të ishte një naivitet kampion, po të vije në tabelën  e qitjes vetëm trajnerin Agostineli dhe të falësh aktorët e një loje të “ vdekur” për 90 minuta.Ku reklama më tipike e dorëzimit flagrant ,mund të shërbejë gjesti i Radas. Ai që zakonisht quhej kocka e fortë,  kërceu sa një shkrepse, në rastin e golit me kokë të Bushiç.

Federata ka reklamuar këto ditë se do t’i japë klubeve nga 54 mijë euro, nga ato që UEFA ka dhënë për solidaritet. U kërkon projekte për  futbollin e moshave, nëse duan t’i marrin paratë. Një Federatë që nuk i shkon për shtat vetëm një projekt: ky futboll nuk meriton të bëjë jetë të dyfishtë: në fushë dhe në skedinë.

G.S