Thuhet se është atdheu i lojës së fortë dhe futbollit që luhet në limite të forcës. Por,sulmuesi i ekipit Roshdale, Kalvin Andrju, 29 vjeç, është pezulluar 12 ndeshje nga Federata e Futbollit (FA) Cup, për shkak të një goditjeje me brryl në fytyrën e mbrojtësit të Oldhamit, Peter Klark. Edhe pse ngjarje ka ndodhur disa ditë më parë, gjesti ka bërë xhiron në mjedisin angkez për shkak të një dënimi eksemplar. Po të kujtosh pamjet e dinamikës së aksionit, është Andrju që vrapo në 16-she dhe nuk nuk kursehet të merret me fyryrën e Klarkun në mënyrën më mizore, i cli shëmbet në tokë.
Imazhet e këtij gjesti “vrasës” e kanë shtrënguar FA-në të reagojë pa mëshirë edhe pse futbollisti ka pranuar publikisht agresionin e tij ndaj Klarkut. Pohimi i tij nuk ka prekur njerëzit që e kanë rregulloren e shenjtë: 12 ndeshje dënim për të mos qënë në fushë. Ekipi i Roshdales ka tentuar të mbrohet me arsyetimin se ky gjest meriton 3 ndeshje, si dhe rastë të tjera, kurse FA nuk tundet nga ..12-ta.