Ka një fantazëm që qarkullon në Vinovo, për të cilen flitet se mban emrin e mister 90 milionëve. Vartësia nga “Pipita”, nofka e sulmuesit Higuain, është një realitet edhe tek Juventusi. Vartësia nga Pipita, së cilës kërkonin t’i shpëtonin tek Juventusi, pak nga pak, ditë pas dite, u bë realitet edhe në Torino. Njeriu që komandonte vetëm tek Napoli, nuk ka ndryshuar pushtetin e lojës edhe tek kampionët.
Protagonizmi i tij nuk diskutohet edhe në tabelë: 9 gola, 7 në kampionat dhe 2 në Champions. Edhe me fanelën e Juventusit, Higuain, është një misionar i devotshëm, duke lënë në plan të dytë Dibala dhe Manxukiç. Golat e argjentinasit janë shumë të rëndësishëm, por në anën tjetër, edhe shpëtimarë. Ata që ndjekin me detaje lidhjen midis Juventusit dhe sulmuesit Higuain, konfirmojnë se shenjat e vartësisë kanë filluar qysh me golin e parë të tij me Kievon.