Marota thotë se pret që Inzagi të vazhdojë në stol!

Pak e çuditshme që shprehet në këtë mënyrë administratori i deleguar i Interit. Bepe Marota duket sikur nuk është plotësisht i sigurt që Simone Inzagi do të mbetet trajner i Interit sezonin e ardhshëm, ndonëse momenti është i tillë që aksionet e njeriut të stolit janë rritur shumë. Arritja në finale të Kupës së Italisë, vendi i katërt në kampionat (pra në zonën Champions) dhe fitorja 2-0 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Milanit kanë bërë që Interi të vlerësohet lart, ashtu si trajneri i tij. “Puna e një trajneri duhet të vlerësohet nga disa këndvështrime, – thotë Marota, – besoj se Inzagi do të vazhdojë”.

Sfidanti.al