Barcelona ka ende shpresë se mund ta marrë Lionel Mesin!

Arabia Saudite duket aq afër sikur të ishte “prapa derës”, por në Katalonjë nuk e kanë humbur shpresën. Lionel Mesi ende nuk ka vendosur për të ardhmen, dhe mediat spanjolle shkruajnë se Barcelona mund të përpiqet fort për ta marrë argjentinasin. Pritet që të ketë bisedime me La Ligën për të arritur një akord lidhur me aspektin financiar. Duhet parë çdo të ndodhë, veçse Barça ia doli vjet që të merrte Levandovskin e shumë të tjerë, edhe pse ishte në borxh “deri në fyt”.

Sfidanti.al