Juventusi barazon, por tifozët nuk pranojnë pjesën e parë!

Vërshëllimat ishin të shumta në pushim të ndeshjes së Ligës së Europës ndaj Seviljes në stadiumin “Alianc”. Juventusi po humbiste 0-1 ndaj spanjollëve, por tifozë ishin më shumë të acaruar për lojën sesa për rezultatin. Pas pushimit diçka ndryshoi dhe bardhezinjtë patën më shumë “yndyrë” edhe pse goli i barazimit arriti vetëm në fund. “Pjesa e parë ishte e papranueshme”, shkruan “La Gazeta delo Sport”. Habi se përse skuadra e Alegrit e ka kaq të vështirë të luajë mirë për 90 minuta, diçka që u pa edhe në Champions!

Sfidanti.al