Denveri dhe Jokiçi, në finale e Konferencës Perëndimore

Presin Lejkërsat ose Golden Stejtin, por kryesorja është që nuk presin më vetveten. Denver Nagetsat janë sot një skuadër fituese në NBA, falë një Nikola Jokiçi stratosferik dhe falë një ekipi që po mësohet të luajë për suksesin. Ekipi nga Kolorado arriti në finalen e Konferencës Perëndimore falë fitores 125-100 në fushën e Feniks Sansave, pavarësisht pranisë në parket të yjeve Devin Buker dhe Kevin Durant. Jokiç pati një tjetër tripëll dabëll, me 32 pikë, 12 asistë dhe 10 topa në tabela, një reagim pasi humbi titullin MVP ndaj Zhoel Embijdit të Filadelfias.

Sfidanti.al