Kur trajneri i dytë, Dino Topmëler, bëri vlerësimin e tij, ai thjesht tha që “Manueli është portieri më i mirë”, dhe revista “Kiker” komentoi se ai e quajti të tepërt që të shtonte “në Europë” apo “në Botë”. Manuel Nojer është kthyer në një shpëtimtar edhe për këtë Bajern tepër të fuqishëm dhe numri 1 mori lëvdata të mëdha këto ditë. Ai ndaloi dy gola të sigurt të Benfikës në Champions, kur rezultati ishte 0-0, ndryshe sulmi bavarez nuk do të kishte bërë qejf në fitoren 4-0 në 20 minutat e fundit. Ndërsa Bajerni shkon në ndeshjen e të shtunës ndaj Hofenhajmit në Bundesligë, Nojeri festoi sfidën e 100-të në Champions me fanelën bavareze, duke qenë shumë pranë legjendave Oliver Kahn (103) dhe Filip Lahm (105). Vetëm Tomas Myleri është pak më larg me 127 ndeshje dhe problemi është se “fshatari bavarez” po vazhdon të luajë rregullisht.
Sfidanti.al