Stef Kërri është kthyer ai i dikurshmi, pas Lejkërsave e provuan edhe Klipersat!

Nëse ka një lojtar që veçohet nga të tjerët në 2 ndeshjet e para në NBA, ky është padyshim ylli i Golden Stejtit. Stefën Kërri po tregon nivelin që pati vitet e kaluara kur fitoi 3 herë titullin me ekipin e “Shtetit të Artë” dhe pas Lejkërsave të Lebron Xhejmsit, formën e tij e ndjenë edhe Klipersat e Kauai Leonardit. Kërri shënoi 45 pikë dhe realizoi 8 kosha për tri pikë,ndërsa pati mesataren e realizimit mbi 65 për qind. Fitorja ishte tepër e vështirë, vetëm 115-113. Në çerekun e parë të ndeshjes ai shënoi 25 pikë pa humbur asnjë gjuajtje (9-9), ndërsa gjithë ekipi kundërshtar shënoi 27. Trajneri i tij Stiv Kerr, theksoi se “Stef Kërri ishte thjesht Stef Kërri, kurrë nuk ka pasur një si ai dhe tripikëshat e fundit ishin qesharakë”.

Sfidanti.al