Mungesat llogariten të shumta dhe në “Kamp Nou” nuk do të jetë aspak e lehtë, pavarësisht problemeve të Barcelonës. Karlo Ançeloti nuk i ka që të gjithë lojtarët në apel dhe mediat spanjolle shkruajnë se mungesat janë të rëndësishme. Garet Bejl dhe Sebajos janë jashtë. Benzema nuk u stërvit me grupin të enjten, ndonëse ai mund të bëhet gati. Isko e Joviç janë gjithashtu në dyshim, por Reali rikuperon lojtarë të rëndësishëm si Karvahal dhe Hazar. Ançeloti është i qetë të paktën me mesin e fushës sepse ka treshen Kasemiro-Kros-Modriç si dhe dy lojtarët plotësues si Valverde dhe Kamavigna.
Sfidanti.al