Europa këtë herë nuk ishte e hidhur për Strakoshën: Kam 10 vjet tek Lacio!

Nuk harrohet lehtë ajo që ndodhi në Turqi, në humbjen me Gallatasarajin, kur portierit të kombëtares shqiptare i shpëtoi topi nga duart duke shkaktuar autogol. Pati shumë kritika për të, dhe kaloi një periudhë të vështirë, por trajneri i Lacios, Mauricio Sarri, ia dha një tjetër mundësi. Këtë herë gjithçka kaloi mirë dhe Strakosha ishte i vëmendshëm dhe në formë në sfidën e barazuar 0-0 në “Olimpiko” ndaj Marsejës në Ligën e Europës. Shqiptari shpëtoi ekipin në disa momente, kur francezët ishin të rrezikshëm, ndonëse Lacio pati më shumë iniciativë, goditi shtyllën dhe iu anulua një gol. “Kam 10 vjet tek Lacio, – u shpreh ai pas ndeshjes, – dhe kjo më ka ndodhur pak herë, por që të gjithë meritojnë të luajnëm të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Ndaj Marsejës meritonim të fitonim”. Shpresohet që dalë nga dalë shqiptari të fitojë minuta ndaj rivalit me më shumë përvojë Pepe Reina.

Sfidanti.al