Lukaku ka 7 ndeshje pa gol, por një muaj mungesë e tij e dëmton Çelsin!

Bashkë me të do të mungojë edhe Timo Verner, sulmuesi tjetër kryesor (ndonëse më pak ndeshje), dhe kjo goditje e dyfishtë pritet ta vendosë në provë të vështirë trajnerin e Çelsit, Tomas Tuhel. Romelu Lukaku do të jetë 1 muaj larg fushave për shkak të dëmtimit të pësuar në Champions ndaj Malmoes, ndërsa blutë e Londrës luftojnë për titull me rivalët kryesorë si Liverpulin e Man. Sitin. Sulmuesi belg nuk ka shënuar në 7 ndeshje radhazi për kryeqytetasit, por sidoqoftë ka qenë tepër i rëndësishëm me praninë e tij në fushë, me kërcënimin dhe shpërqëndrimin ndaj mbrojtjeve kundërshtare, duke i krijuar hapësirë shokëve të skuadrës. Me gjasë, në mungesë të Lukakut dhe të Vernerit, për Çelsin mund të nisin problemet, sepse Tuhel nuk ka lojtarë të tjerë tipikë për rolin e qendërsulmuesit.

Sfidanti.al