A është në vete Barcelona? Si e kërkon Mbapenë me 1 miliardë euro borxhe?!

Është përmendur shpesh shprehja se “të ëndërrosh nuk kushton asgjë”, ndonëse kur ëndrrat nuk dalin, më pas vjen zhgënjimi, e sidomos për tifozët. Tek Barcelona e kanë një tjetër ëndërr, pas asaj për të kthyer në ekip Nejmarin apo për të mbajtur Lionel Mesin. Tashmë, sipas mediave, klubi katalanas dëshiron të hyjë në garë për Kilian Mbapenë. Sesi mund të ndodhë kjo gjë, kur Barça ka mbi 1 miliardë euro borxhe, vetëm drejtuesit në “Kamp Nou” e dinë, porn ë Katalonjë shkruhet se klubi mund t’i ketë paratë e duhura për të paguar rrogën e sulmuesit të Paris SG. Një faktor lehtësues do të ishte që Mbape do të largohej falas nga PSG-ja pasi kontrata i përfundon në mbyllje të këtij sezoni, por dihet se lufta kryesore ka qenë ajo mes Realit dhe presidentit Al Helaifi që synon ta kandisë kampionin e botës që të rinovojë.

Sfidanti.al