Ëndrra e keqe e Livepulit, të humbë Salahun e Manenë në janar-shkurt!

Kjo duhet të ndodhë sipas kalendarit, pasi në atë periudhë do të luhet Kupa e Kombeve në Afrikë. Në atë kampionat, skuadrat kombëtare do të thërrisnin yjet kryesorë, dhe kjo do të thotë se Liverpuli rrezikon të humbasë dy sulmuesit më të mirë, Mohamed Salah e Sadio Mane, po ashtu edhe mesfushorin Nabi Keita. Kupa e Kombeve të Afrikës mbahet nga 9 janari deri në 6 shkurt, pra rreth një muaj, që do të thotë se Jurgen Klopi nuk do t’i ketë Salahun e Manenë deri 8 ndeshje në periudhën që luftohet më fort për titull me Mançester Sitin, Çelsin apo Mançester Junajtidin. Tek Liverpuli kanë parashikuar që të mbajnë bisedime me lojtarët në përpjekje për t’i bindur që të mos largohen.

Sfidanti.al