Nëse në futboll, 12 klubet rebelë morën një goditje së pari nga vetë tifozët, por edhe nga UEFA, duket se në basketboll mund të ndodhë ndryshe. Mediat spanjolle (Marka) njoftojnë se po diskutohet krijimi i një “divizioni” të ri të NBA-së dhe ky do të jetë në Europë. Kjo do të thotë se klubet kryesorë të koshit në kontinentin e vjetër, të krijojnë një grup ekskluziv siç janë divizionet në NBA, dhe të luajnë me njëri-tjetrin, diçka që do të zëvendësonte Euroligën e sotme. Jo se skuadrat europiane do të luanin në plej of me ato të NBA-së në Amerikë, por thjesht do të ndryshonte formati dhe gjendja financiare. Kjo ngjan me projektin e Superligës Europiane të 12 klubeve të mëdhenj të futbollit, udhëhequr nga Reali i Madridit, Juventusi e Barcelona, ku problemi kryesor sipas traditës europiane ishte zhdukja e konkurrencës.
Sfidanti.al