Dy nga lojtarët më të mirë dhe që kanë qenë titullarë të padisktueshëm, mund të mos luajnë këtë të diel në “Old Traford”. Mançester Junajtidi luan derbin e Anglisë ndaj Liverpulit në Premier Ligë, dhe trajneri Ole Gunar Solskjer është duke u lutur që dëmtimet të kalojnë. Mesfushori Bruno Fernandes pësoi lëndim në dukje serioz në një stërvitje të lehtë të ditës së enjte pas ndeshjes ndaj Atalantës në Champions. Sulmuesi Markus Rashford, që është kthyer prej pak kohësh nga dëmtimi, po ashtu pati bllokim të këmbëve pas lodhjes tepër të madhe në përmbysjen e rezultatit ndaj Atalantës. Mediat angleze shkruajnë se sulmuesi është optimist se do të jetë gati, ndërsa problemi tjetër për Solskjerin është ekuilibri në ekip. Mediat shkruajnë se sot “djajtë e kuq” kanë nisur sërish të japin spektakël, por nuk janë aq të fortë në fazën mbrojtëse me defektin që nis në mesfushë.
Sfidanti.al