Padyshim që katalanasit janë me fat që e kanë këtë adoleshent që duket se ndjen përgjegjësi ndaj klubit, dhe nuk largohet as në momentin më të vështirë, ndonëse pati mundësi të bashkohej me skuadra nga më të fortat e Europës. Ansu Fati firmosi kontratë të re 6-vjeçare me Barcelonën duke hedhur poshtë “uverturat” e Paris SG, Mançester Junajtidit, Mançester Sitit apo Liverpulit, ndonëse këta i ofruan rroga dyfish më të mëdha sesa ajo që i dhanë në “Kamp Nou”. Fati deklaroi se donte vetëm të luante për ekipin ku ndodhet që në moshën 10-vjeçare. Katalanasit i kanë dhënë fanelën me numrin 10 dhe i kanë vendosur klauzolën e transferimit 1 miliardë euro.
Sfidanti.al