Alarmi: Bundesliga është kthyer në kampionat rezervë të Premier Ligës!

Kësaj “këmbane” i bie shefi ekzekutiv i Leverkusenit, Fernando Karro, ndërsa sheh diferencën mes dy ligave të mëdha të Europës. “Një ekip që sapo ngjitet nga kategoria në Premier Ligë mund të paguajë më shumë për kartonin dhe për rrogën e një lojtari sesa ekipet e katërshes së parë në Bundesligë, ndoshta me përjashtim të Bajernit, – thotë ai, – Premier Liga ka kaq shumë para në krahasim me të tjerët dhe kjo nuk është gjë e mirë për ne”. Karro thotë se marketingu në ligën gjermane nuk është aty ku duhet dhe “ne jemi bërë si një ligë rezervë e Premier Ligës”. Bundesliga është prapa edhe me të tjerët sepse La Liga në Spanjë merr 860 milionë euro të drejta televizive, ndërsa kampionati gjerman vetëm 200 milionë. Besohet, kjo ndodh për shkak të mungesës së konkurrencës. “Edhe nëse do të merrnim 300 milionë euro më shumë, nuk do ta ngushtonim diferencën me Anglinë”, – thotë shefi i Leverkusenit.

Sfidanti.al