Mediat norvegjeze tallen me Murinjon: Bodo është “Speciali”!

Ishte e përditshmja “Verdens Gang” që luajti me nofkën e dikurshme të trajnerit portugez, pasi Roma e tij u shkatërrua 1-6 në Norvegji për Ligën e Konferencës. Humbja e rëndë u “qa” nga vetë Murinjo dhe nga mediat italiane, ndërsa në vendin skandinav nisi festa. “Të veçantët” shkruajti gazeta norvegjeze duke vendosur në kopertinë foton e madhe të lojtarëve të Bodo Glimtit duke u përqafuar përpara tribunës plot me tifozë entuziastë. “I Veçanti” (The Special One) ishte epiteti që vetë Murinjo i vuri vetvetes në konferencën e prezantimit tek Çelsi në vitin 2004 pasi fitoi Championsin me Porton.

Sfidanti.al