Mançester Junajtid njihet si “perandoria” më e sofistikuar financiare e futbollit, por ndonjëherë edhe “makineri” të tilla thuajse të përsosura tronditen nga stuhitë e tregut. Mjaftoi një reformë taksash në SHBA, që uli “haraçin” e korporatave që të ndikonte për keq te klubi anglez, i cili doli me “këpucë të kuqe” për 6-mujorin e fundit të llogaritur financiarisht, deri në dhjetor 2017.
Anglezët dolën me buxhet negativ prej -29 milionë paund stërlinash, bilanci më i keq i “djajve të kuq” që nga viti 2010, dhe akuza është për presidentin amerikan, Donald Tramp. Ishte ai nxitësi i reformës fiskale, ndërsa shpreson që të ndihmojë bizneset amerikane të kthehen në SHBA dhe që ekonomia të forcohet. Gjithsesi, Mançester Junajtid deklaroi me gojën e shefit të tyre për financat, Klif Bati, se “kjo humbje nuk do të ketë ndikim, madje ajo që po ndodh në SHBA mund të jetë pozitive për ne në një plan afatgjatë”.
Sfidanti.al