Ndodh edhe kështu, Panathinaikos mendon për referendum për daljen nga Euroleague

E ardhmja e Panathinaikos në Euroleague është në duart e tifozëve të saj. Pronari i klubit grek, dimitris Janakopulos ka vendosur që të bëjë një referendum ku verdiuktin për fatin e skuadrës së tij do ta japin opikëruisht tifozët me votën e tyre. Kjo ndërmarrje u mor pas vendimit të drejtuesve të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube në basketboll për meshkuj që e pezulluan me 12 muaj nga aktivitetet për disa kërcënime të bëra në rrjetet sociale kundrejt tifozëve të Fenerbahçes.

‘Po të ishte për mua, do ta kisha larguar menjëherë Panathinaikosin nga kjo parodi-tha Janakopulos-por do te jenë tifozët ata që do të marrin vendimin nëpërmjet këtij referendumi. Nëse ata vendosin  që të qëndrojmë, do ta bëjmë këtë, në rast të kundërt do të vijojmë betejën tonë për pastërtinë e basketbollit evropian në një tjetër kompeticion’.

sfidanti.al