Luixhi Di Biaxho do te drejtoje perfaqesuesen italiane deri ne muajin qershor per t’ia kaluar stafeten trajnerit te ri qe do te zgjedhe Federata Italiane e Futbollit. Ka disa kandidate mes te cileve dhe Roberto Mançini per te marre kete detyre dhe kete e thote zv/presidenti i komanduar i FIGC, Alesandro Kostakurta.
‘Mançini nuk eshte i vetmi kandidat per t’u ulur ne stolin e Italise-tha Kostakurta-por ne kete moment mund te flas vetem per trajnere qe nuk jane ne kontrate me ndonje klub. Nje ide e kam per trajnerin e ardhshem te Italise, ne gare jane 6-7 kandidate. Di Biaxho? Ishte nje zgjedhje automatike, me e mira qe mund te benim ne kete moment’.
Duke u ndalur te Di Biaxho, Kostakurta nuk ngurroi ta vleresoje ne maksimum.
‘Eshte nje trajner i shkelqyer; jam entuziazmuar me zgjedhjen e tij-vijoi Kostakurta-i njeh shume mire lojtaret qe mund te behen pjese e skuadres A te Italise’.
Sfidanti.al