Për momentin, edhe një legjendë e tillë duket pak si i dorëzuar, ndonëse shpresa vdes e fundit. Paolo Maldini ka fituar shumë në karrierë, tituj në Serinë A dhe sidomos Champions, ndërsa në rolin e drejtorit sportiv duket se do të jetë e vështirë të përsëritet. Ish-mbrojtësi i madh kuqezi, ndërsa mori Çmimin “Glob Sokër” (Globe Soccer) si drejtuesi më i mirë i vitit, deklaroi se “Milani ka vetëm 2 pikë më pak sesa vjet në këtë kohë”. Gjithsesi, shtoi se “Napoli për momentin po i lë në hije të gjithë”. “Do të luftojmë deri në fund për titull, – shprehet Maldini, – nuk do të dorëzohemi. Gjithçka është në dorë të Napolit, por kampionati është i gjatë”.
Sfidanti.al