Argjentina e Mesit, vetëm 1 ndeshje larg rekordit botëror të Italisë!

Të Kaltrit e Roberto Mançinit arritën serinë më të gjatë të sfidave pa pësuar humbje që njeh historia e futbollit, por tashmë ky kulm është në rrezik që të mbërrihet dhe të kalohet. Italia ka 37 ndeshje radhazi pa humbje që nga tetori 2018 deri në tetor 2021 kur u mund nga Spanja (30 fitore, 7 barazime), ndërsa Argjentina e trajnerit Skaloni dhe e Lionel Mesit ka arritur në 36 të tilla. Ndeshja e fundit ishte fitorja 5-0 ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa rekordi italian do të barazohej nëse shmangej të paktën humbja në ndeshjen e parë të Botërorit ndaj Arabisë Saudite. Më pas, nëse e njëjta gjë ndodh me Meksikën, argjentinasit do të arrinin në 38! Seria e “gauçosve” nisi në 6 korrik 2019 dhe vazhdon edhe sot me 26 fitore e 10 barazime.

Sfidanti.al