Mesi arrin në 790 gola në karrierë si dhe në 382 asiste!

Ka luajtur 1007 ndeshje dhe kontributi i tij në to është vërtet i jashtëzakonshëm. Vërtet, Kristiano Ronaldo mbetet golshënuesi më i mirë i historisë së futbollit (sipas statistikave që janë mbajtur), por Lionel Mesi po i afrohet me shpejtësi, dhe ndaj 818 rrjetave të portugezit, ai ka tani 790. Diferenca është vetëm 28 dhe forma e argjentinasit është e shkëlqyer, ndaj asaj aspak të mirë të CR7-ës.

Këtë, Mesi e arriti në fitoren 5-0 të Argjentinës ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dabi. Kapiteni i “gauçosve” shënoi një rrjetë dhe shërbeu një asist. Me Argjentinën tani ka 91 gola dhe 50 asiste, ndërsa në total në karrierë ka 790 rrjeta dhe 383 asiste! Askush në historinë e këtij sporti nuk është si ai.

Sfidanti.al