Një gazetar amerikan nuk lejohet të fotografojë një slogan në mur në Katar!

Deri tani nuk ka raste të shumta problemesh, por gjithsesi ka. Pas ndalimit të një gazetari danez për të raportuar dhe për të filmuar me kamera në një zonë të Dohës në Katar, ja ku vjen një tjetër moment acarimi të njerëzve të medias me autoritetet në vendin organizator të Kupës së Botës. Sipas mediave perëndimore, rojet e sigurisë nuk lejuan gazetarin amerikan Grant Uol (Ëahl) që të fotografonte një slogan në murin e qendrës së mediave. Slogali lexonte “Tani është gjithçka”, dhe reporteri amerikan deklaroi se i pëlqeu që ta fotografonte sepse i ngjau me logon që ishte në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi në Rusi në 2014, “E nxehtë, e ftohtë, e juaja”. Një roje e ndaloi që të fotografonte madje e ftoi që ta fshinte fotografinë e bërë duke thënë se nuk ishte e lejuar.

Sfidanti.al