Ai vetë nuk ka lidhje me ndonjë moshë shekullore, por me diçka shumë më të re. Simone Pafundi u bë lojtari më i ri që debuton në kombëtaren e Italisë në 100 vitet e fundit, kjo duke pasur 16 vjeç, 6 muaj e 2 ditë jetë, e duke thyer rekordin që e mbante Xhixho Donaruma. Trajneri i Të Kaltërve, Roberto Mançini, ia dha kënaqësinë dhe mundësinë për t’u bërë rekordmen duke e aktivizuar fare në fund, në miqësoren ndaj Shqipërisë në “Arenën Air Albania” të Tiranës, në minutën e 91-të në vend të Verratit. Më të rinj se ai kanë debutuar vetëm Rodolfo Gavineli në 1911 (16 vjeç, 3 muaj e 8 ditë) dhe Renco De Veki në1894 (16 vjeç, 3 muaj e 23 ditë).
Sfidanti.al