Lukaku shënon golat dhe premton: Do t’ia laj borxhin Interit!

Sulmuesi belg ishte më në fund vetvetja dhe me dy rrjeta ndihmoi zikaltërit të linin pas hallet në Serinë A dhe të afroheshin në zonën Champions. Të paktën, shpresa tani është më e madhe. Romelu Lukaku shënoi dy gola në fushën e Empolit, dhe pas ndeshjes deklaroi se do t’ia lante borxhin Interit. “Interi bëri gjithçka për mua, dhe unë do t’ia kthej, – tha ai, – falja ime ishte një hap tjetër në luftën ndaj racizmit”. Gjithsesi, më i miri në fushë sipas “La Gazeta delo Sportit” ishte Lautaro Martinez, që gjithashtu shënoi një gol.

Sfidanti.al