Ka shumë vjet që nuk ka qenë në një lartësi të tillë, ndërsa deri pak vite më parë ishte edhe në kategorinë e dytë. Paratë e bëjnë futbollin profesionist dhe paratë saudite bënë që Njukasëlli të ngjitet në lartësitë më të mëdha të Premier Ligës. Suksesi 6-1 ndaj Totenhemit ishte shenja e forcës së “qymyrxhinjve”, ndërsa Spërsat vuajnë edhe largimin e Antonio Kontes, edhe pasoja e sherreve të krijuara me italianin në stol. Mërfi dhe Isak shënuan nga dy gola.Njukasëlli ka 59 pikë duke përforcuar pozitat në zonën Champions, pra duket se “laraskat” do të jenë sezonin e ardhshëm në kompeticionin kryesor të futbollit europian të klubeve. Totenhemi ka 53 pikë dhe Liverpuli 50.
Sfidanti.al