Trajneri Tomas Tuhel është në pozita tepër të dobëta, pasi ka dështim pas dështimi që kur zëvendësoi Julian Nagelsmanin. Gjithsesi, shefi ekzekutiv, Oliver Kahn, e mbron teknikun. Kahn deklaroi se nuk trajneri është personi i fundit që duhet bërë me faj për gjendjen e tanishme të ekipit. Sidoqoftë, vetë shefi ekzekutiv është në rrezik të madh që të shkarkohet. Tuheli, ndërkaq, e kundërshtoi Kahnin. “Unë jam gjithmonë përgjegjës, – thotë ai, – Pavarësisht se çfarë ndodh, përgjegjësi kryesor mbetem unë. Ne do ta analizojmë së bashku këtë situatë. Ne kemi humbur një numër të madh pikësh në gjysmën e dytë të sezonit. Lojtarët janë të lodhur dhe unë do t’u jap tri ditë pushim përpara ndeshjes së radhës”.
Sfidanti.al