Ka arritur kuotën 60 gola në ekipin përfaqësues duke e bërë këtë më shpejt sesa yje të tillë si Mesi, Kristiano Ronaldo, Nejmar dhe Ibrahimoviç. E pra, Romelu Lukaku është dikushi, nga ata që po bën emër për veten dhe ekipet me të cilët luan. Sulmuesi gjigand, që do të synojë të fitojë Europianin me Belgjikën, zgjedh Interin përpara Çelsit, ndonëse në Londër “ia shtrojnë rrugën me flori”. “Tek Interi kam fituar dhe më kanë dashur, – thotë ai, – tek Çelsi ishte dështim. Doja të fitoja, ishte ëndrra ime që fëmijë”. Lukaku bën disa zgjedhje, mes të cilëve Drogbanë para Maradonës (!!!), Kobi Brajantin para Lebron Xhejmsit, ndërsa kur ngacmohet për rivalitetin e tij me Ibrahimoviçin, përgjigja është e qartë. “Njeriu duhet të dashurojë veten”. Natyrisht, ishte përgjigje vetëm për këtë rast, sepse ndryshe Lukaku është tepër altruist.
Sfidanti.al