Në Gjermani shqetësohen se mos Putini ka blerë Europianin!

Disa kohë më parë, në vendin më të fuqishëm të BE-së pati një gjyq kundër legjendës Franc Bekenbauer, duke e akuzuar se kishte bërë korrupsion për Botërorin e vitit 2006. Gjyqi përfundoi “pa u lagur” Kaizer Franci, ndërsa të tillë si Platini e Blater u detyruan të largoheshin nga postet në UEFA e FIFA. Një tjetër dyshim dhe një tjetër alarm ngrihet tani që lajmërohet se UEFA ka nënshkruar një marrëveshje prej shumë milionë eurosh me kompaninë gjigande ruse të gazit, Gazprom, në lidhje me Europianin.

Tabloidi gjerman “Bild” nuk harron të thotë se kjo marrëveshje lajmërohet vetëm pak kohë pasi UEFA ndaloi Ukrainën që të dilte në fushë në Europian me logon “lavdi heronjve” sepse Rusia akuzoi se ajo thirrje kishte qenë lajtmotivi për revoltën e vitit 2014 që ishte antiruse. “Bildi” thekson se “po bëhet e qartë se cili vend dëshiron të na prishë kënaqësinë në Europian, dhe ky vend është Rusia e Putinit, që i refuzoi akreditimin gazetarit gjerman të ARD-së, Robert Kempe, që ka qenë shumë kritik me Kremlinin. Kempe duhej të ishte në ndeshjen e Europianit në Shën Peterburg.

Sfidanti.al