Bajerni duhet ta dijë se 25 milionë euro nuk mjaftojnë për kartonin e një sulmues të madh. Edhe kur ky sulmues ka vetëm 1 sezon të mbetur në kontratë. Sadio Mane mund të largohet nga Liverpuli, por do të duhet një ofertë më e lartë, ndonëse gjermanët shtuan edhe 5 milionë euro si shpërblime në bazë të kontratave. Anglezët nuk kanë vendosur një çmim për kartonin, por ndoshta do të synojnë 40 milionë. Kjo edhe sepse trajneri Jurgen Klop kërkon përforcime dhe mediat angleze shkruajnë se Liverpuli është futur në garë për sulmuesin e Benfikës, Daruin Nunjez. Ylli i Benfikës duhet të kushtojë 80 milionë euro, ndërsa edhe Mançester Junajtidi e dëshiron atë.
Sfidanti.al