Doni më për Gavin? U në shënuesi më i ri për kombëtaren e Spanjës

Rekordin e kishte vendosur pak kohë më parë Ansu Fati në moshën 17 vjeç e 311 ditë. Sulmuesi i Barcelonës u la pas shpejt nga shoku i tij i skuadrës, që nuk është as edhe lojtar ofensiv. Gavi shënoi gol për kombëtaren e Spanjës në moshën 17 vjeç e 304 ditë. Thyerje rekordi me 7 ditë për mesfushorin e katalanasve, që është më i riu që tund rrjetën në historinë e kombëtares së “Furive të Kuqe”. Kjo në barazimin 2-2 në Republikën Çeke në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Media spanjolle e kritikoi skuadrën e trajnerit Luis Enrike për paraqitjen në Pragë, por të paktën mund të jenë të lumtur me Gavin.

Sfidanti.al