Tronditet Reali, infark për trajnerin e basketbollit, Pablo Laso!

Ka shumë vite në stol dhe një jetë e tillë ka edhe pasojat e veta. Trajneri i ekipit të basketbollit të meshkujve të Realit të Madridit, Pablo Laso, është dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi një atak në zemër. Lajmet nga mediat spanjolle janë që Laso është në gjendje të qendrushme në spitalin e Moralehës (Moraleja) dhe shpresohet që gjithçka të përfundojë sa më mirë. Infarkti i miokardit i ndodhi në orët e para të kësaj së diele, ndërsa të shtunën ai ishte krejt normalisht në stolin e Realit në fitoren e arritur në plej ofin e kampionatit spanjoll. Tashmë, besohet jo vetëm që Laso nuk do të mundë të dalë në konferencë për shtyp nesër, por as nuk do të mundë ta drejtojë ekipin për një periudhë të caktuara kohe, gjithnjë nëse përmirësohet shpejt, dhe gjithnjë sipas këshillave të mjekëve. Reali synon titullin në Spanjë, ku këtë sezon është favorite Barcelona, ndërsa doli në finalen e Euroligës ku u mund nga Anadolu Efesi i Stambollit.

Sfidanti.al