Liverpul-Benfika, klasikja me 10 ndeshje dhe pa asnjë barazim

Që nga 1978-ta deri më sot kanë krijuar një rivalitet të rëndësishëm në futbollin europian, duke qenë dy nga ekipet që janë ndeshur më shpesh me njëri-tjetrin. Liverpuli e Benfika janë padyshim emra të mëdhenj, edhe pse portugezët nuk fitojnë një trofe kontinental që nga viti 1962! Përballjet kanë qenë 10 ndeshje, 5 çiftime, nga të cilat 4 janë kualifikime të anglezëve dhe vetëm një për “shqiponjat” e Lisbonës. Kjo në 2006, duke eliminuar Liverpulin e Rafa Benitezit që ishte kampion i Europës në fuqi. Të kuqtë ia kanë dalë në 1978, 1984, sërish në 1984 dhe në 2010, kjo e fundit në Ligën e Europës, ndërsa gjithë përballjet e tjera në Kupën e Kampionëve dhe në Champions. Interesant, fakti se asnjë ndeshje mes tyre nuk ka përfunduar barazim.

Ndeshjet Liverpul-Benfika

1977-1978: Benfika-Liverpul 1-2, Liverpul-Benfika 4-1

1983-1984: Liverpul-Benfika 1-0, Benfika-Liverpul 1-4

1984-1985: Liverpul-Benfika 3-1, Benfika-Liverpul 1-0

2005-2006: Benfika-Liverpul 1-0, Liverpul-Benfika 0-2

2009-2010: Benfika-Liverpul 2-1, Liverpul-Benfika 4-1

Ndeshje: 10, 6 fitore Liverpuli, 0 barazime, 4 fitore Benfika, golat: 19-11, kualifikimet: 4-1!

Sfidanti.al