Diferenca me Juventusin e vendit të katërt është 5 pikë, ndërsa në lojë janë ende 21 të tjera. Nuk do të jetë e lehtë, por mediat italiane shkruajnë se Zhoze Murinjo (e, bashkë me të edhe Marash Kumbulla) ka shpresë që Roma të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve. Matematika ende lejon, po ashtu edhe forma e ekipit dhe atmosfera shumë më e mirë, pa përçarje, pa nerva dhe me të gjithë lojtarët që ndjekin trajnerin e tyre. Në stadiumin “Olimpiko” do të jenë rreth 60 000 tifozë për ndeshjet në shtëpi, një shtysë e rëndësishme, ndërsa në 2022 Roma ka humbur vetëm 3 nga 20 ndeshje (Milan, Juventus në kampionat dhe Interi në Kupë). Mbrojtja është e fortë dhe ka alternativa pasi Kumbulla është gati. Gjithsesi, do të jetë e vështirë sepse Juventusi është ekip ekspert dhe sepse Roma do të ketë ngarkesën e Ligës së Konferencës.
Sfidanti.al